Oferta historike, Felaini drejt transferimit te rivalët e përjetshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 9:44

Oferta historike, Felaini drejt transferimit te rivalët e përjetshëm

Mund të jetë një nga skenarët më të papritur të merkatos së verës. Liverpuli i ka ofruar Maruan Felainit një kontratë 3-vjeçare sipas francezes “L’Equipe”.

Felaini

Për ish-mesfushorin e Evertonit, të cilit i skadon kontrata me Mançester Junajtid në fund të këtij sezoni, interesohen PSG, Monako, Roma, Gallatasaraji dhe Beshiktashi. Por, rivalët e “djajve” do përpiqen që ta joshin në “Anfield Road”. Mes përpjekjeve të Murinjos për ta bindur që të rinovojë në “Old Trafford”, e ardhmja e belgut mbetet më shumë larg Mançesterit.

Nëse Felaini vendos të shkojë te “reds”-at, atëherë ai do të bëhej futbollisti i parë që transferohet direkt mes këtyre dy klubeve, që prej Fill Çisnollit në vitin 1964. Por, shtypi britanik i ka qetësuar “djajtë”, duke mohuar çdo interes të Liverpulit për 30-vjeçarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"