Oferta “faraonike” e Interit për të bindur Konten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2017 | 15:26

Oferta “faraonike” e Interit për të bindur Konten

Drejtuesit zikaltër e kanë të qartë se kë duan trajner për sezonin e ardhshëm dhe ai është Antonio Konte. Pavarësisht se kohët e fundit kanë filluar të qarkullojnë shumë zëra nëpër mediat italiane rreth strategëve që mund të marrin drejtimin e Interit, Zhang dhe drejtuesit e tjerë nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga objektivi i tyre i parë, që është ish-trajneri i kombëtares italiane.

Konte

Ata e kanë bërë zyrtare ofertën me të cilën do të provojnë ta bindin Konten që t’i bashkohet projektit të “Suning” dhe shifrat janë me të vërtetë të çmendura.

Por trajneri italian u ka kërkuar kohë drejtuesve italianë, pasi fillimisht do të takohet me presidentin e Çelsit, Roman Abramoviç, për të parë se sa i gatshëm është rusi për të formuar një ekip që do të jetë konkurrues jo vetëm në Angli, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Konte feston

Situata vazhdon të mbetet në “stand-by” dhe gjithçka pritet të sqarohet në ditët e para të muajit qershor. Zhang nuk ka ndërmend të kursejë asnjë cent kur bëhet fjala për një strateg si Konte, i cili arriti të shpallej kampion i Anglisë me Çelsin që në vitin e tij të parë në Londër.

inter

Pronari i “Suning” e ka bërë zyrtare ofertën e tij dhe shifrat janë me të vërtetë të frikshme. Nëse Konte e pranon ofertën e Interit, do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, në një kontratë që do ta lidhë me zikaltrit për pesë vjet.

Inter kinezet

Përveç kësaj, Zhang ka menduar dhe për merkaton e sezonit 2017-2018, ku i ka premtuar italianit plot 200 milionë euro për të formuar një ekip sa më kompetitiv për vitin e ardhshëm, me objektivin e vetëm: kthimin në Ligën e Kampionëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"