Ofenduan Ibrën duke i përmendur origjinën, UEFA dënon skuadrën serbe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 20:50

Ofenduan Ibrën duke i përmendur origjinën, UEFA dënon skuadrën serbe

Në sfidën Crvena Zvezda-Milan, e vlefshme për raundin e 1/32 në Ligën e Europës, sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç ra pre e disa fyerjeve raciste nga tifozët serb me baze origjinën e tij boshnjake.

SWITZERLAND-TAX-MEDIA-PANAMA-FBL-UEFA

Në ndeshjen e luajtur në Beograd në muajin shkurt, Ibra nuk ishte në formacion për shkak dëmtimit, por shtatlarti ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit për të mbështetur moralisht ekipin e tij. Prania në mënyrë ilegale e disa tifozëve serb në stadium, shkaktoi kaos ku nuk munguan dhe fyerjet etnike ndaj Ibrës.

Për këtë rast UEFA hapi një hetim dhe ditën e sotme ka vendosur të dënojë ekipin serb me gjobë prej 25 mijë eurosh dhe është pezulluar për një ndeshje prania e tifozëve në stadium.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"