Ofendoi nga nëna futbollistin shqiptar, UEFA jep dënimin për Arnautoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 22:52

Ofendoi nga nëna futbollistin shqiptar, UEFA jep dënimin për Arnautoviç

UEFA ka dënuar me një ndeshje pezullim, sulmuesin e Austrisë, Marko Arnautoviç. Ky i fundit në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, ofendoi nga nëna futbollistin shqiptar, Ezgjan Alioski.

arnautovic

Pas kësaj ai kërkoi falje, por kjo nuk e shpëtoi nga dënimi i UEFA-s. Institucioni i futbollit e ka dënuar lojtarin me 1 ndeshje pezullim dhe nuk do të muand të luajë në ndeshjen ndaj Holandës.

Gjesti i shëmtuar i sulmuesit Arnautoviçit ndaj Alioskit, ka qenë një ndër më të komentuarit të ditëve të fundit. Pavarësisht ndjesës së sulmuesit të Austrisë ndaj mbrojtësit të Maqedonisë së Veriut pas fyerjeve në drejtim të nënës së tij shqiptare, UEFA nisi zyrtarisht një hetim disiplinor ndaj sulmuesit të Austrisë pasi i konsideron ato fraza raciste.

Edhe Federata e Maqedonisë së Veriut i kërkoi UEFA-s një dënim shembullor për Arnautoviçin, por gjithçka është kaluar me një ndeshje pezullim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"