Ofendoi gjyqtarin për kartonin e verdhë, ish-futbollisti i Interit rrezikon 2 vite burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 10:24

Ofendoi gjyqtarin për kartonin e verdhë, ish-futbollisti i Interit rrezikon 2 vite burg

Futbollisti turk Caner Erkin rrezikon 2 vite burg për një arsye tepër të çuditshme. 29-vjeçari që në verën e vitit 2016, iu bashkua Interit, në formë huazimi, por që më pas u largua sepse nuk bindi trajnerin Mançini, akuzohet se ka ofenduar gjyqtarin në ndeshjen e 23 tetorit të vitit 2017 ndaj Bashaksheirit.

Inter2

Sipas mediave turke, Erkin do të dalë gjatë ditëve të ardhshme para një gjykatësi me akuzën se ka sharë dhe fyer me fjalë të rënda një funksionar shteti që ndodhej në fushë për të mbajtur rregullin publik. Lojtari turk e ka mohuar këtë akuzë, gjithsesi ai rrezikon të dënohet me 2 vite burg.

Ekin

Kjo do të ishte hera e parë në historinë e futbollit, që një futbollist profesionist, i nivelit të lartë Europian, të dënohej me burg sepse shahu gjyqtarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"