Ofendoi arbitrin, mbrojtësi i Realit të Madridit e pëson me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 13:49

Ofendoi arbitrin, mbrojtësi i Realit të Madridit e pëson me…

Nuk ka mjaftuar kartoni i kuq për mbrojtësin e Realit, Marselo në ndeshjen kundër Elçes, sepse braziliani është ndëshkuar edhe më të ashpër nga Federata Spanjolle.

MARSELO

Në minutën e 102-të, ai u ndëshkua me karton të kuq për një faull në dëm të Tete Morenos. Për gjyqtarin Figeroa Vaskez ishte karton i kuq.

Ndëshkimi nuk i ka pëlqyer aspak Marselos, i cili duke dalë nga fusha, i është drejtuar gjyqtarit me fjalët:

“Je një arbitër i dobët”. Kjo frazë e brazilianit në adresë të gjyqtarit të takimit i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit të majtë. Federata spanjolle ka vendosur ta ndëshkojë mbrojtësin me tri takime pezullim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"