Odise Roshi shënon sërish, por skuadra e shqiptarit eliminohet nga Zeniti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 18:33

Odise Roshi shënon sërish, por skuadra e shqiptarit eliminohet nga Zeniti

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Odise Rroshi ka gjetur rrugën e rrjetës përsëri për skuadrën e tij Akhmat Grozni këtë të mërkurë në ndeshjen kundër Zenit.

Roshi5

28 vjeçari i cili aktivizohet me skuadrën e Akmat Grozni në Rusi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën 59, duke kaluar skaudrën në avantazh.

roshi shqiperi france

 

Mirëpo ky avantazh zgjati vetëm 19 minuta pasi Zeniti barazoi dhe e dërgoi ndeshjen në shtesa ku më pas shënoi sërish, duke eliminuar skuadrën e shqiptarit.

Ndeshja e sotme u luajt në kuadër të cerekfinaleve të Kupës së Rusisë, ndërkohë ky është goli i 5-të sezonal për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare. Golin e fundit e kishte shënuar në kampionat fundjavën që lamë pas kundër Ostovit, po nga pika bardhë e penalltisë.

 

PANORAMASPORT.AL    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"