Odise Roshi me “këmbë të mbarë”/ Futbollisti i Kombëtares titullar në fitoren me përmbysje të DVTK

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 18:54

Odise Roshi me “këmbë të mbarë”/ Futbollisti i Kombëtares titullar në fitoren me përmbysje të DVTK

Transferimi i Odise Roshit në limitet e merkatos, duket se i ka sjellë fat skuadrës hungareze të DVTK. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, u bashkua me skuadrën ditën e martë, teksa koha e shkurtër, nuk e ka penguar për t’u aktivizuar titullar, në përballjen ndaj MOL Fehervar, ku skuadra e futbollistit fierak, triumfoi me përmbysje 1-3.

Odi Roshi

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve, ku Stopira, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të. Në të njëjtën minutë kur Roshi u ndëshkua me karton të verdhë. “Raketa” kuqezi qëndroi në fushë 55 minuta, teksa u zëvendësua nga Grozav, që ishte edhe autori i tripletës për DVTK.

Për sa i përket futbollistit tjetër të Kombëtares, Memolla, ai e ndoqi ndeshjen nga stoli. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për DVTK që e sheh veten në kuotën e 20 pikëve, 3 më pak se vendin i 10-të që të siguron qëndrimin në kategori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"