Ocelli analizon shkaqet e dështimit të Partizanit: Stafi duhet të largohet!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 17:03

Ocelli analizon shkaqet e dështimit të Partizanit: Stafi duhet të largohet!

Adnan Ocelli, ish-kapiteni i Partizanit, ka reaguar edhe pas barazimit të fundit të “demave” me Lushnjën në shtëpi. Ocelli ka shpërthyer karshi drejtimit që po i bëhet Partizanit, për çka fajëson drejtuesit, të cilët bënë një merkato të dështuar. Ecurinë aktuale ai e konsideron dështim dhe, sipas tij, drejtuesit duhet të marrin kurajën dhe të vetëlargohen, nëse janë profesionistë të vërtetë.

Ocelli Nand

Komenti i Ocellit në profilin e tij në “Facebook”: “4 këshilltarë, 4 mentalitete të ndryshme, 4 filozofi të ndryshme. Prandaj: 4 ndeshje – 0 gola. 3 ndeshje në shtëpi, 2 pikë shterpë. Për çudi, trajneri është i kënaqur. Moxhi i qahet fatit. Nuk bëhet goli me ishallah… Që të ndërtosh ekip kampion duhet ndërtuar një klub kampion.

Që këtu fillojnë problemet. Partizani ishte kampion kur funksiononte si klub kampion, që prodhonte kampionë. Partizani dështoi në Europë, dështoi në merkato. Rrjedhimisht, do të dështonte edhe në kampionat. Trajner që vjen për të ndërtuar ‘CV’. Trajner fillestar që nuk mund të menaxhojë ndeshjen.

partizani

Ekipi nuk i përgjigjet më. Por, edhe ai nuk arrin ta transmetojë dot idenë e tij te lojtarët. Këtu merr fund gjithçka! Moxhi po promovon 34- vjeçarë dhe largoi talentet që nxorën kampion U-19 dhe U-17. Lojtarë të dështuar, që duan të rifuten në treg me Partizanin.

Me eksperiencën e madhe, Moxhi pse nuk solli lojtarë të Juventusit, të cilët nuk gjejnë hapësirë, t’i huazonte te Partizani për të ndërtuar një ekip që do t’u shërbente edhe lojtarëve, por të arrinte dhe objektivat. Ky është dështim i plotë dhe, nëse janë profesionistë, si kudo në botën e futbollit profesionist, duhet të kenë kurajë të vetëlargohen

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"