“Objektivi ynë është të bëjmë lojë të bukur”, Troisi: Do takohemi me presidentin për të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 16:17

“Objektivi ynë është të bëjmë lojë të bukur”, Troisi: Do takohemi me presidentin për të…

Pas barazimit surprizues ndaj Bylisit në fushën e këtyre të fundit, tekniku Marselo Troisi u shpreh se është i lumtur me atë që tregoi skuadra e tij.bandicam 2020-02-29 16-12-23-634

“Ne jemi shumë keq për momentin dhe objektivi ynë është të bëjmë një lojë të bukur dhe ti marrim ndeshjet një nga një. Presim të kemi një takim me presidentin, ku do të flasim edhe për projektin në të ardhmen. Për sa i përket ndeshjes, dua të përgëzoj çunat. Luajtëm ndaj një ekipi të fortë si Bylisi, ishte pozitive një pikë që morëm ditën e sotme.

Në fakt unë jam fokusuar që të krijoj një formacion të mirë të bëjmë një lojë të bukur se kampionati është shumë i vështirë. Unë e di që disa lojtarë që kanë luajtur jashtë mund të japin më shumë për ekipin tonë. Lojtarët vlonjatë po mundohem ti aktivizoj nga pak, sepse mund të na japin më shumë. Ka lojtarë që nuk kanë luajtur pak por unë e di që kanë potencial dhe mund të japin maksimumin për klubin. Do mundohem të aktivizoj sa më shumë të rinj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"