“Objektivi real është Kupa”, Mirel Josa: T’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni, është qëllimi që gjeta te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 14:13

“Objektivi real është Kupa”, Mirel Josa: T’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni, është qëllimi që gjeta te Kukësi

Në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë Kukësi do të përballet me Teutën, një rival me të vërtetë i fortë. Por, edhe pse tekniku kryeqytetas nuk e mohon që Kupa është objektivi i Kukësit, tani mendjen e ka vetëm te kampionati e pikërisht te ndeshja e radhës, e cila si për koincidencë është me Teutën.

Josa Kukesi

Josa nuk do të ketë në dispozicion për takimin kundër bregdetarëve kapitenin Agim Ibraimi, i cili është i dëmtuar në gju, një mungesë shumë e rëndësishme për stafin teknik, të cilëve do t’u duhet të gjejnë zëvendësuesin e tij. Ditën e djeshme Josa e nisi fillimisht me përballjen kundër Teutës, të cilën e vlerësoi shumë, por Kukësi ka synimet e veta.

“Secila skuadër ka synimet e veta, Teuta pretendon për më lart, por edhe ne pretendojmë për më lart. Ne vijmë me oshilacione nga ndeshja në ndeshje, këtë duhet ta evitojmë. Teuta është skuadër serioze, si ne e ndërtuar për të fituar. Ka pasur stabilitet më të mirë gjatë kampionatit, është e fortë dhe nuk ka pasur shumë lëvizje në fillim të kampionatit dhe e vlerësoj për mënyrën si po luan deri tani”, u shpreh fillimisht tekniku.

Duke parë që Kukësi ka pasur luhatje dhe ndeshjen e fundit vijnë nga një humbje ndaj Partizanit, sërish atmosfera brenda grupit është e mirë, pasi lojtarët janë shumë të impenjuar për të arritur rezultate të mira e kërkesa e tij është gjetja e stabilitetit. “Atmosfera është e mirë se djemtë janë shumë të impenjuar. Kjo duket edhe pas rezultateve negative edhe pas atyre pozitive. Thjesht, duhet të gjejmë stabilitetin tonë, të cilin s’e kemi gjetur akoma”, vijoi Josa.

KUPA SI OBJEKTIV – Tekniku nuk e mohon që për Kukësin është objektiv i gjetur Kupa e Shqipërisë. “Objektiv, normal që është Kupa e Shqipërisë, është objektivi që kam gjetur qëkur kam nisur punë.

Kjo është java e pestë që drejtoj skuadrën. Kampionati ishte larg edhe më përpara. Varet se si do të shkojë. Ne do të shohim ndeshjen e radhës me Teutën, e cila na ka rënë edhe në short për Kupën e Shqipërisë”.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"