“Objektivi im personal është të shkojmë në Europian”, Bushi: Duam mbështetje se jemi ballkanas, ju tregoj pse më pëlqen Silvinjo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 22:30

“Objektivi im personal është të shkojmë në Europian”, Bushi: Duam mbështetje se jemi ballkanas, ju tregoj pse më pëlqen Silvinjo

I ftuar në studion e emisionit “Sport News” në televizionin “News 24”, trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, foli për shortin e kualifikuesve të Europianit 2025 për grupmoshën 2025, ku goglat e vunë përballë Shqipërinë U-21 me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.  Në prononcimin e tij, Bushi ndër te tjera u shpreh:

BUSHI

 “Shorti– Në futboll duhet të kesh fat, jo në short. Të gjithë ekipet janë të një niveli. Të gjithë ekipet mund të fitojnë. Jemi me fat që nuk kemi Gjermaninë apo Anglinë.  Me Anglinë mund të shkosh vetëm një herë në portën e kundërshtarit. Ne mund të luajmë me këta kundërshtarë që na kanë rënë.

Objektivi- Objektivi im personal është të shkojmë në Europian. Pastaj objektivi i Federatës është që të çojmë shumë lojtarë në ekipin A. Ne kemi qenë shumë afër kualifikimit, pavarësisht se nuk kemi marrë vendin që meritojmë.

Mungesa e madhe- Edhe të mëdhatë kanë probleme pasi s’po gjejnë dot sulmues. Ne kemi marrë shumë lojtarë nga jashtë, problemi është se luajnë shumë pak lojtarë të Superiores me ekipin U21, mund të themi 2 ose 3. Ne jemi ballkanas dhe duam pak mbështetje. Ka të rinjtë që po i mbështete, ecin përpara.

Silvinjo, trajner i kombëtares A- Kam diskutuar me trajnerin e ekipit A, Silvinjo. Kemi pasur takime. Më pëlqen sepse ka dëshirë të rrijë këtu. Kur je në komunikim, çdo gjë mund të shkojë mirë. Ai ka qëllimet dhe objektivat e veta”, deklaroi Bushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"