Objektivi i merkatos i vendos ultimatum Barcelonës për transferimin, ja kur pritet të vijë përgjigjja e katalanasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 16:59

Objektivi i merkatos i vendos ultimatum Barcelonës për transferimin, ja kur pritet të vijë përgjigjja e katalanasve

Braziliani Rafinja i skuadrës së Lids duket se e ka humbur durimin ndaj Barcelonës lidhur me çështjen e transferimit të tij në klub që nuk po realizohet nga problemet financiare te katalanasve.

6564564

Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, agjenti i futbollistit i ka vendosur një datë për t’u takuar Barcelonës dhe për të vendosur përfundimit të ardhmen e 25-vjeçarit që pritet të jetë në ditët e para të javës së ardhshme.

Futbollisti ndiqet dhe nga klubet të tjera si PSG-ja dhe Junajtid që janë gati të hidhen në sulm nëse Barcelona heq dorë nga transferimi i brazilianit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"