Objektivi i Apolonisë në rrezik, Kanarsa shton këshillat dhe ngarkesat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2021 | 12:15

Objektivi i Apolonisë në rrezik, Kanarsa shton këshillat dhe ngarkesat

Pushimi erdhi kur duhet për fierakët. Humbja e fundit i “shkundi” jo pak. Kur pritej që të siguronin fitoren e tretë radhazi, humbën. Nuk ishte një humbje çfarëdo, por në shifrat 0-3. Shpërdoruan raste si gjithnjë dhe në të njëjtën kohë gabuan në mbrojtje, duke iu rikthyer zakonit të javëve të para.

kanarsa

Këtë gjë e përmendi edhe vetë trajneri direkt pas ndeshjes dhe me shumë shqetësim madje. Apolonia nuk ka asgjë në vijë dhe këtë e kanë të qartë, ndaj i “falen” ndërprerjes. Juri Kanarsa e rikthye direkt në fushë ekipin, pasi kërkon që ta shfrytëzojë maksimalisht këtë periudhë. Stërvitjet janë intensive dhe kërkesa e llogarisë gjithashtu.

Bardhejeshilët lakmojnë ngjitjen në elitë, megjithatë misioni po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Edhe pse ka pikë me bollëk në lojë dhe nuk është mbyllur as faza e parë e Kategorisë së Parë, vështirësia është rritur.

Trajneri po mundohet që të korrigjojë gabimet e shfaqura, por të injektojë edhe mentalitetin e fituesit. Lojtarët dukshëm i përgjigjen në stërvitje dhe nuk kanë ngurruar që të premtojnë se do të mbledhin forcat për të bërë autokratiken e madhe. Kalendari nuk i favorizon aspak, pasi përballë do të kenë pikërisht Bylisin. Jo vetëm kryesues, por të pathyeshëm prej 8 ndeshjesh me radhë.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"