“Objektivi është të shpallem sërish kampion me Partizanin”, Telushi: Kam punuar më herët me trajner Mehmetin dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 14:35

“Objektivi është të shpallem sërish kampion me Partizanin”, Telushi: Kam punuar më herët me trajner Mehmetin dhe…

Bruno Telushi u rikthye sërish te Partizani, aty ku u shpall kampion i Shqipërisë në sezonin 2018/2019. Gjatë një interviste në kanalin zyrtar të klubit të kuq, mesfushori vlonjat ka thënë se trajneri Dritan Mehmeti ishte ai që e riktheu te “demat” dhe se objektivi është shpallja përsëri kampion me skuadrën nga kryeqyteti:

TELUSHI

Rikthimi te Partizani – “Rikthimi ka qenë i bukur, kjo është familja ime. Më ka dhënë ndjesi të mirë dhe shumë kënaqësi. Isha prej shumë muajsh jashtë fushe dhe rikthimin e bëra me kënaqësi.”

Ekipi – “Kam gjetur një ekip me element të rinj. Objektivi dihet që është titulli kampion dhe shpresoj të na ecë sa më mbarë.”

Dritan Mehmeti – “Kam punuar me trajnerin më herët dhe e njohim mirë njëri-tjerin. Dua ta falënderoj sepse ai besoi te unë në këtë rikthim. Aventurës së tij i uroj suksese, të kemi mbarësi në këtë kampionat.”

Tifozët e Partizanit – “Janë tifozët më të mirë në Superiore. Kanë qenë lojtari ynë i 12. Do të japim maksimumin në çdo sfidë për t’ia shpërblyer lodhjen në tribuna.”, përfundoi Bruno Telushi.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"