Objektiv i Partizanit në merkato, ish-sulmuesi i Shpresava lë në pritje “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 17:07

Objektiv i Partizanit në merkato, ish-sulmuesi i Shpresava lë në pritje “demat”

Shefit Shefiti është një nga objektivat e Partizanit në merkato. Sulmuesi anësor aktualisht është lojtar i lirë pas mbylljes së bashkëpunimit me Renovën.

Shefiti

Nga ajo që gazeta ka arritur të mësojë nga burime pranë klubit të kuq, drejtuesit kanë pasur një takim me 24-vjeçarin, por kanë hasur në një pengesë. Shefiti ka shprehur hapur vullnetin e tij për t’u bashkuar me një klub të madh si Partizani, por dëshira e tij më e madhe është transferimi në Kroaci.

Ai aktualisht po mundohet të pajiset me pasaportë kroate dhe vetëm në rast se kjo procedurë vonon deri në fund të merkatos, Shefiti do t’i thoshte “po” Partizanit. Gjithsesi, nuk e dimë sa gati do të ishin të kuqtë atëherë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"