Objektiv është ngjitja në Superiore, te Besëlidhja përgatiten për dy goditje në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 14:42

Objektiv është ngjitja në Superiore, te Besëlidhja përgatiten për dy goditje në merkato

Besëlidhja, me në krye trajnerin Sinan Bardhi, vijon stërvitjen intensive në kuadër të fazës përgatitore. Të shtunën lezhjanët barazuan pa gola në miqësoren e parë, ku përballë kishin Laçin e Superiores.

Beselidhja goli

Besëlidhja do të nisë sezonin e 13-të radhazi në nivelin inferior, madje një sezon ka qenë në Kategorinë e Dytë, ku drejtohej nga trajneri aktual, Sinan Bardhi, duke e kthyer në të Parën.

Merkatoja e kësaj vere ka sjellë pak futbollistë në Lezhë, portierin Erind Selimaj dhe mesfushorin Stivi Shaba, të tjerët që i janë bashkuar grupit janë futbollistë të dalë nga moshat. Drejtuesit e skuadrës kanë në plan të afrojnë edhe dy futbollistë cilësorë, por ende nuk kanë emra konkretë. Objektiv për sezonin e ri është ngjitja në Superiore, ndërsa për këtë javë është planifikuar një miqësore me Erzenin.

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"