Obanor surprizon me të ardhmen, ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Laçit bashkohet me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 22:31

Obanor surprizon me të ardhmen, ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Laçit bashkohet me skuadrën e…

Ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Laçit, Erhun Obanor do të vijojë karrierën në Kosovë, te skuadra e Dritës.  26-vjeçari është bashkuar me skuadrën gjilanase në Ohër, ku kanë filluar përgatitjet për Conference League.

Obanor

Pas largimit nga Laçi, në gusht të vitit 2021, Obanor iu bashkua Istrës në Kroaci, por pa mundur të lerë gjurmë, ai provoi të luante edhe në kampionatin qipriot te PAEEK, teksa së fundmi do të nisë një aventurë të re në elitën e futbollit kosovar.

obanor

Kujtojmë se Drita do luajë ndaj Inter Turku në kuadër të turit të parë të Conference League. Ndeshja e parë zhvillohet në transfertë më 7 korrik, ndërsa e kthimit më 14 korrik në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"