Obanor i bashkohet Kukësit, Rroca nga minuta e parë. Ja situata te verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 16:33

Obanor i bashkohet Kukësit, Rroca nga minuta e parë. Ja situata te verilindorët

Kukësi vijon përgatitjet për sfidën kundër Skënderbeut, takim i cili do të zhvillohet nesër në orën 17:00 në Korçë. Për këtë ndeshje, trajneri Duro ka pasur problematika të ndryshme në përgatitjen e saj, duke nisur nga dëmtimet, apo çështja burokratike për dokumentacionin e Obanor.

obanor

 

Në fillim të javës ishte Gavazaj, Rroca e Xhika që një ditë nuk u stërvitën, por më pas ata dolën dhe gradualisht kapën ritmin. Rroca ishte ai që pati dyshime objektive që mund të mos të rikuperohej në kohë, pasi kishte dhimbje në kavilje, por për fatin e mirë të tij dhe ekipit, mesfushori avancoi mjaft mirë duke e kaluar dëmtimin dhe tashmë është gati për të luajtur nesër nga minuta e parë. Probleme pati edhe për Erhun Obanor.

Nigeriani i Kukësit ka mbërritur vetëm në të gdhirë të ditës së enjte në Tiranë. Ai ka pasur probleme me çështjen e vizës, por duket se gjithçka është zgjidhur. Kukësit ka bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme për ta pajisur me leje qëndrimi nigerianin, i cili është i vetmi futbollist që i ka luajtur të plota të 7 ndeshjet e kampionatit. 24-vjeçari pritet që ta nisë si titullar takimin me Skënderbeun.

emiliano musta

I vetmi lojtar që do të mungojë për këtë ndeshje është Emiljano Musta, i cili ka nisur stërvitjen, por nuk është i gatshëm. Në dy seancat e fundit me grupin është bashkuar edhe sulmuesi Mirlind Daku, që ka qenë i grumbulluar me Kosovën U-21.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"