Obamejang i përvishet Vackes: Mos fol për para, the nuk e largoj Dembelenë dhe sapo more…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 14:41

Obamejang i përvishet Vackes: Mos fol për para, the nuk e largoj Dembelenë dhe sapo more…

Ka nisur një luftë në distancë midis Hans-Joakim Vacke, i cili është CEO te Borusia Dortmund dhe sulmuesit të Arsenalit, Pierre Emerik Obamejang.Vacke

Ditën e djeshme drejtuesi i klubit gjerman në një intervistë të dhënë, kishte thënë se sulmuesi nga Gaboni mund të ishte i lumtur për paratë që merr te Arsenali, po  nuk ishte e mirë kjo, nëse ai nuk luante në Ligën e Kampionëve.

Nuk mund të mungonte as reagimi i sulmuesit 30-vjeçar, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Është më e mirë për ju që të mos them të vërtetën pse u largova nga Borusia. Vacke ju me të vërtetë jeni një kloun. Më kujtohet koha kur ju thatë se asnjëherë nuk do ta shisnit Osman Dembelenë dhe më pas, sapo iu ofruan 100 milionë euro ishe i pari që i more lekët. Mos fol për para.”, shkruan Obamejang.Auba

Sulmuesi nga Gaboni u largua nga Dortmundi në janar të vitit 2018 për tu bashkuar me Arsenalin, ku ka treguar një formë shumë të mirë, teksa në 73 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë 49 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"