“O gjyqtarë boll për atë Zot, se e bëte baltë fare”, shpërthen ish-sulmuesi i Partizanit: FSHF duhet të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 21:38

“O gjyqtarë boll për atë Zot, se e bëte baltë fare”, shpërthen ish-sulmuesi i Partizanit: FSHF duhet të …

Ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, ka reaguar sërish, në lidhje me situatën aktuale që është duke kaluar klubi i kuq. Nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”-ut, ai ka shigjetuar kësaj here gjyqtarët, të cilët sipas tij e kanë bërë baltë, duke evidentuar 3 raste që ai është i bindur se Partizani është penalizuar nga gjyqtarët.

Dosti Gjyqtaret

Sipas Dostit, klubi i Partizanit duhet të reagojë, pasi askush nuk mund ta përkëmbë fanellën e kampionëve aktual të Superiores.

REAGIMI I DOSTIT:

O gjyqtarë boll për atë Zot, se e bëte baltë fare…!
Partizani-Bylis 2-2. Andi Koçi
Tirana-Partizani 5-1 Juxhin Xhaja
Vllaznia -Partizani 1-0 Kreshnik Cjapi
Nuk janë vetëm këta gjyqtarë që po prishin kampionatin, kur dihet që janë pasqyra e e kampionatit në futboll, me dashje apo për mungesë aftësie janë bërë protagonist të ndeshjeve, duke ndikuar në rezultatin e saj por njëkohësisht edhe në kampionat.
Jo pak here kam ngritur zërin për padrejtësitë që i bëhet futbollit shqiptar nga gjykime të dobëta dhe të paflshme.
Por me sa duket kjo histori po vazhdon më shumë te klubi i Partizanit. Jo gjithmonë të mbyllim sytë për këto lloj-lloj gjykime të kësaj natyre, që po demtojnë Partizanin…
– Boll se e bëte baltë fare.
– FSHF duhet të ndërhyjë dhe të zbatojë regulloren për këta gjyqtarë.
– Duhet një zgjidhje nuk vazhdohet më kështu, bëhet fjalë për këta që mbajnë stemën ndërkombëtare.
Klubi I Partizanit duhet te reagojë se kjo fanellë eshte e rëndë dhe askush nuk mund ta përkëmbë atë.

dOSTI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"