PIKANTET/ “O arbitër, a ke turp?! Është edhe Duka këtu”, ja çfarë nuk u pa në TV në Kukësi-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 21:21

PIKANTET/ “O arbitër, a ke turp?! Është edhe Duka këtu”, ja çfarë nuk u pa në TV në Kukësi-Partizani

Kukësi-Partizani ishte një sfidë shumë e veçantë, për episodin që ndodhi në fund, ku ekipi i Partizanit tregoi shumë “Fair Play”, duke e lënë Kukësin të shënojë pas golit të kontestuar të Muratajt. “Panorama Sport” iu sjell pikantet e sfidës që u luajt në “Elbasan Arena”.

Kukesi-Partizani 1-2 aksion Elbasan Arena

– Të dyja skuadrat ndiheshin si në shtëpinë e tyre, pasi stadiumi “Elbasan Arena” është realisht shtëpia e Kukësit dhe Partizanit, pasi aty i zhvillojnë ndeshjet si pritës.

– Duke parë shtrëngimin e masave anti-COVID nga Komiteti i Ekspertëve, diçka e tillë u vu re edhe në stadium. Para hyrjes në impiant, u matej temperatura të gjithëve, madje edhe u shënohej tek emri.

– Gjatë kohës që skuadrat po bënin nxehmjen para ndeshjes, presidenti Safet Gjici për afro 10 minuta zhvilloi një bisedë me trajnerin Mirel Josa.

– Dy tifozë të zhurmshëm të Kukësit, nisën thumbimet ndaj gjyqtarëve dhe kundërshtarëve ende pa filluar ndeshja. Në këto momente, Gjici, i cili mesa duket kishte njohje, u bën të ditur që të jenë më të qetë. Gjithsesi, kërkesa e tij nuk u mor parasysh fare.

– Përveç Gjicit, në tribunë nuk mungoi as numri një i Partizanit, Gaz Demi. Me të mbërritur në stadium, shkoi edhe përshëndeti homologun e tij te Kukësi. Ndeshjen më të bukur të javës e pa në stadium edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

– Në tribunë ishte i pranishëm edhe trajneri i Shpresave, Alban Bushi, i cili e ndoqi ndeshjen me ish-trajnerin e Elbasanit, Ilirjan Filen.

– Mirel Josa tërbohet në një moment me brazilianin Leira, pasi ky i fundit goditi një top pa adresë: “O Leiraaaa”, – ia behu Josa dhe vuri duart në kokë.

– Në një moment tërbohet edhe tekniku i të kuqve, Ilir Daja, duke parë pasimet e lojtarëve të tij: “Në vend të pasojnë me të brendshme, e japin me të jashtme”, shfryu me veten e tij Ilir Daja.

kukesi partizani

– “O arbitër po çfarë bën more, nuk ke turp për këto që bën. Ke edhe presidentin (Dukën) këtu”, ia behu një tifoz i Kukësit për një rast të dhënë në disfavor të skuadrës verilindore.

– Në momentin që po festonte golin, Eraldo Çinari, kthehet nga tribuna dhe merr disa përshëndetje. Edhe mesfushori i Partizanit ia ktheu reston me po një përshëndetje me duar.

– Ilir Daja kapet me arbitrin e katërt për një ndërhyrje në dëm të lojtarit të tij: “O maestro, o ti i katërti, po është faull mo se i theu brinjët”, ia behu Daja gjyqtarit të katërt.

– Në fund të takimit, Agim Ibraimi po dilte duke çaluar nga stadiumi, me Dajën që interesohet për dëmtimin e tij, duke e pyetur se çfarë dëmtimi ka pësuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"