Nxori shpatullën dy herë, Kale rrezikon pushim të gjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 13:03

Nxori shpatullën dy herë, Kale rrezikon pushim të gjatë

Elton Kale u zëvendësua dje për shkak të një dëmtimi dhe në fund të ndeshjes është parë me një dorë të lidhur dhe të fashuar. “Panorama Sport” ka mësuar se mesfushori kryeqytetas ka pësuar dje një dëmtim të dyfishtë.87935287_2516555841933856_7955772289809645568_o

Në momentin e fitimit të penalltisë përballë Telushit, futbollisti bardheblu ka pësuar një nxjerrje të shpatullës. Dëmtim me të cilin ka vijuar që të jetë në fushë dhe herë pas here është parë edhe vizualisht që ai ta shprehë dhimbjen që ndiente në shpatull.

Si të mos mjaftonte vetëm ai, në minutën e 55-të, ai është përplasur dhe në këtë moment ka pësuar sërish një nxjerrje të shpatullës. Dëmtim i dyfishtë që mund të kërkojë disa ditë pushim. Të paktën, Kale humbet përballjen e radhës ndaj Flamurtarit në transfertë dhe në fundjavë kundër Laçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"