“Nxorëm mësime nga humbja në Ballsh”, Kapllani pas barazimit: Dominuam pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 17:15

“Nxorëm mësime nga humbja në Ballsh”, Kapllani pas barazimit: Dominuam pjesën e dytë

Erzeni i është kthyer pikëve në kampionet duke lënë pas humbjen ndaj Bylisit. Trajneri Xhevahir Kapllani e ka cilësuar të rëndësishëm edhe barazimin ndaj Egnatias teksa fliste për “Oversport”, ndërsa insistoi se skuadra kishte nxjerrë mësime nga gabimet në ndeshjen e kaluar.

kapllani

“Mendoj që ne kishim lexuar mirë dhe analizuar mirë ndeshjen e javës së kaluar dhe mendoj se nxorëm ato gabimet dhe të metat e asaj ndeshje. Kundërshtarin e kishim analizuar në të dy fazat, e filluam jo mirë, e barazpeshuam lojën në mesin e pjesës së parë. Pjesa e dytë ka folur më shumë për ne dhe ishim më afër portës se kundërshtari që po ruhej që të na kapte në kundërsulm.

Nuk mund të themi se ishte e përgjumur skuadra, por derisa u ambientuam me terrenin e kundërshtarin, duhet të analizojmë mirë, se fillimi është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e 90 minutave.

Në goditjet standarde kemi punuar gjatë këtyre javëve, nuk është vetëm se gabuam në Ballsh, por nga ajo nxorëm shumë mësime që duhet të jemi më vigjilentë e të përqendruar me kundërshtarin.

Edhe në Durrës ndjehemi mirë se tifozët e Erzenit na mbështetin këtu, por të luhej në Shijak do të ishte dyfishi i suportit dhe mendoj se çdo ekip do ta kishte të vështirë të luante atje nga suporti i mbështetësve tanë. Unë kam informacione, por disa gjëra na kanë ardhur në vesh që së shpejti do të fillojnë punimet në stadiumin në Shijak. Ne duhet të mendojmë javë pas jave por shpresojmë që të fillojmë në janar”, tha Kapllani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"