Nxjerrja me karton të kuq e Kristiano Ronaldos, Nedved kapet me gjyqtarin në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 11:00

Nxjerrja me karton të kuq e Kristiano Ronaldos, Nedved kapet me gjyqtarin në dhomat e zhveshjes

Kristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq, në debutimin e tij në Champions me fanellën e Juventusit. Vendimi i gjyqtarit Feliks Bryzh, për të larguar nga fusha e lojës, ylli portugez nuk është pritur aspak mirë nga Pavel Nedved.

ronaldo.juve.brych.2019.690x400

“Marca” zbulon se zëvendëspresidenti e ka pritur gjyqtarin gjerman në tunelin e stadiumit në përfundim të pjesës së parë duke i kërkuar sqarim për kartonin e kuq. Toni i Nedved ka qenë tepër i lartë, gjithsesi gjyqtari Bryzh vazhdoi ecjen e tij pa i dhënë shpjegim çekut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"