Nxehet gara për elitën e Europës, Çelsi synon vendin e 3-të në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 14:14

Nxehet gara për elitën e Europës, Çelsi synon vendin e 3-të në Premier Ligë

Trajneri i Çelsit, Frenk Lampard, ka treguar se me transferimet e kësaj vere në “Stamford Bridge”, Timo Verner dhe Hakim Zijeh, ai do të hartojë një plan stërvitor të detajuar përpara se t’i përfshijë ata në skuadrën e parë. Sulmuesi gjerman u transferua nga Lajpcigu për 54 milionë paund, ndërsa Zijeh u transferua nga Ajaksi për 34 milionë paund.

lAMPARD

“Unë jam në procesin e krijimit të një plani. Ata luajnë në role të ndryshme. Hakim nuk ka luajtur për një kohë të gjatë, ndërsa Timo e përfundoi sezonin vetëm këtë fundjavë. Kështu që, do të formulojmë një plan të ndryshëm individual përpara se t’i përfshijmë në stërvitjen me skuadrën”, tha tekniku i bluve në konferencë përpara ndeshjes së sotme me Uest Hemin.

Premier Liga që e dha verdiktin e titullit kampion javën e shkuar, tashmë të gjithë vëmendjen e ka te ekipet që do të shkojnë në Champions. Në garë janë 7 skuadra që do të luftojnë deri në fund.

Çelsi i ka fituar të tria ndeshjet që ka luajtur pas rinisjes së sezonit dhe Lampard shpreson që forma e mirë të vijojë: “Fokusi im është se si do ta përfundojmë këtë sezon. Lojtarët që do të vijnë, rëndësi kanë të jenë në gjendje të mirë për sezonin e ardhshëm”. Tekniku e ka treguar aftësinë e tij për të përmirësuar ekipin gjatë ndeshjes: ndodhi ndaj Sitit javën e shkuar dhe kundër Lestërit në Kupën FA. Blutë nuk kanë luajtur mirë gjatë gjithë takimit në sfidat e 10 ditëve të fundit, por i kanë fituar ato.

arsenal

ARSENALI – “Topçinjtë” që u kualifikuan në gjysmëfinalet e Kupës FA duke mundur Shefilldin në shtesë të dielën, iu falën fatit edhe në triumfin ndaj Sauthemptonit në kampionat javën e shkuar. Mikel Arteta shpreson që ta ketë fatin me vete sot kundër Noruiçit dhe në 7 ndeshjet e fundit nuk i falen më hapa falsë nëse dëshiron një vend në Europë për sezonin e ardhshëm. Diferenca me Çelsin e vendit të katërt është jo e vogël, por 9 pikë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"