Numri i futbollistëve me depresion u dyfishua gjatë izolimit, FIFPro publikon shifrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2020 | 22:52

Numri i futbollistëve me depresion u dyfishua gjatë izolimit, FIFPro publikon shifrat

Numri i futbollistëve që kanë raportuar simptoma depresioni është dyfishuar qysh kur futbolli u pezullua për shkak të përhapjes së koronavirusit, sipas një studimi të kryer nga Sindikata Botërore e Futbollisteve Profesionistë FIFPro.

kORONAVIRUSI

Simptomat e ankthit janë shtuar gjithashtu, si pasojë e shqetësimeve në lidhje me ndikimin afatgjatë që koronavirusi mund të ketë në komunitetin e futbollit. Një ndër faktorët kryesore lidhet me çështjen financiare, ama ka dhe të tjera shkaqe që kanë ndikuar.

korona

Ky studim i Fifpro përfshinte 1602 futbollistë profesionistë dhe u u zhvillua nga data 22 mars deri në datë 14 prill. Anglia, Skocia dhe Republika e Irlandës janë 3 nga 16 shtetet që i përkasin këta futbollistë.

seria A

Rezultatet e studimit treguan se 22% i 468 lojtareve femra dhe 13% e lojtarëve meshkuj raportuan simptoma në përputhje me depresionin. Studimi gjithashtu nxorri që 18% e femrave dhe 16% e meshkujve kishin shenja të ankthit të përgjithshëm.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"