Numri 9 më i dobët i historisë, Zhezus: Ëndrra u kthye në fiksim, zhgënjim i madh për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 19:31

Numri 9 më i dobët i historisë, Zhezus: Ëndrra u kthye në fiksim, zhgënjim i madh për mua

Titullar absolut në Rusi, Botërori për Gabriel Zhezusin përfundoi në pjesën e dytë të ndeshjes me Belgjikën. Pesë ndeshje dhe asnjë gol i shënuar, është kjo statistika e tmerrshme për sulmuesin e Mançester Sitit. Askush më parë nuk kishte bërë më keq me fanellën numër 9 të “Seleçaos” mbi shpinë. Në 21 sulmues që kanë përfaqësuar Brazilin që nga 1930-ta e largas, askush nuk ka statistika më negative se sa Zhezus.

NINTCHDBPICT000418632508

Pa gola kanë qëndruar edhe dy bombera të tjerë, përkatësisht Alsindo dhe Mirandinja në edicionet e viteve 1966 dhe 1974, por rrethana lehtësuese për ta është fakti se kanë luajtur vetëm dy ndeshje.

Mea Culpa – Me statistika të tilla nuk mund të ishte askush përveç Zhezusit ndër lojtarët më të zhgënjyer. Duke folur për bashkëkombësit e “Globoesporte”, sulmuesi deklaroi: “Ajo ndaj Belgjikës ishte një mbrëmje e tmerrshme. Në aspektin individual është akoma edhe më e rëndë gjendja, pasi kërkoj shumë nga vetja, sepse punoj vërtet shumë.

Zhezhus

Të gjithë e dinë se Botërori ishte një ëndërr, e cila me kalimin e ditëve u kthye në fiksim. Me humbjen ndaj Belgjikës më duket sikur kam humbur një copë nga vetja, jam vërtet shumë i trishtuar”.

Një ekip i mbushur me talente si Brazili nuk mund të kapet pas një episodi, por është fakt se arbitri i ndeshjes i mohoi një 11-metërsh të qartë. “Në pjesën e dytë arbitri nuk pa një penallti në favorin tonë. Teknologjia është pjesë e lojës, por nëse do të ishte shfrytëzuar ndryshe, mbase ndeshja do të kishte marrë një rrjedhë tjetër”, tha Zhezus.

gabriel zhezus

Mësim – Performanca e tij e dobët e shoqëruar me rezultatet zhgënjyese të skuadrës me siguri do të shërbejë si mësim siç konfirmoi edhe sulmuesi, që fjalën e tij e mbylli duke thënë se: “Çdo ndeshje që luaj, çdo kampionat që kam zhvilluar në jetën time e kam shfrytëzuar për të nxjerrë mësime. Në Rusi kuptova shumë gjëra, jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri. Jam shumë i zhgënjyer dhe më duhet të punoj edhe më shumë, për të lënë pas këtë përvojë dhe për të rifituar besimin në vetvete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"