Numrat e golashënuesve, kur “bomberi” shqiptar vjen nga kategoria e dytë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2017 | 21:00

Numrat e golashënuesve, kur “bomberi” shqiptar vjen nga kategoria e dytë…

Si për ironi të fatit, golashënuesi shqiptar në Europë është një lojtar që u largua nga Superiorja për të shijuar vitet e fundit të karrierës dhe nuk konsiderohet më pjesë e Kombëtares shqiptare. Hamdi Salihi është futbollisti që udhëheq listën e goleadorëve shqiptarë nëpër Europë.

Salihi

Me 14 golat e shënuar me fanellën e Nojshtadit, bomberi shkodran nuk ka konkurrentë në këtë aspekt dhe është i vetëm në “garën” imagjinare si shqiptari me më shumë gola. Pas tij, me 7 gola diferencë renditet sulmuesi i Kombëtares Armando Sadiku. Ai duket se ka gjetur ritmin në Poloni duke arritur 7 gola në kampionat, kupë dhe në Kupat e Europës.

Numri dhjetë i Kombëtares ka shënuar 2 në kampionat, 4 në Kupë dhe 1 në Europë. Pas tij, në “top 3” renditet Eros Grezda. Mesfushori kuqezi ka rilindur tek Osijeku dhe ka shënuar 6 herë në fillimin e këtij sezoni. Nga sulmuesit e tjerë, Cikalleshi ka vetëm 1 gol me Osmanlisporin dhe Manaj 1 me Granadën.

Mesfushorët që kanë arritur të gjejnë golin gjatë këtyre muajve të parë të sezonit janë Basha (2 gola me Barin), Lenjani (2 gola me Sionin), Xhaka (1 gol në Champions me Bazelin dhe 1 në Kupën e Zvicrës), Ahmedi (1 gol me Mariborin). Si për çudi, bomberi shqiptar vjen nga kategoria e dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"