“Nuk’jam mjek që më pyesni për Pogbanë”, Alegri duket pak nervoz: Jemi të dënuar të fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 9:13

“Nuk’jam mjek që më pyesni për Pogbanë”, Alegri duket pak nervoz: Jemi të dënuar të fitojmë

Je”Është një ditë shumë prekëse, pasi kujton 100 vitet e një familjeje që ka sakrifikuar, por më shumë se kaq, e ka dashur aq shumë këtë skuadër, sa ka ndërtuar norma që përfaqësojnë më së miri Juventusin: Pasion, dëshirë dhe sakrificë për të arritur tek objektivat. Është kjo ADN-ja e Juves dhe është kjo ajo që ne duhet të kujtojmë mirë sivjet dhe të nisim ta tregojmë në fushë. Kush luan për këtë skuadër është i dënuar të luftojë të fitojë dhe kjo më pëlqen shumë”.

alegri

Me këto fjalë prekëse nisi fjalimi i Masimiliano Alegrit në Vilar Peroza ku Juventusi luajti dje ndaj ekipit U23 në ndeshjen tradicionale të çdo viti, me trajnerin që më pas ndryshon disi edhe tonet, pasi dëmtimi i Pol Pogbasë duket se e shqetëson jo pak. “Mjaft më pyetët për Pogbanë, sepse nuk jam mjek. Unë shpresoj ta kem sa më shpejt lojtarin në dispozicion dhe kaq.

Gjithsesi, grupi që kemi është mjaft kompetitiv për të përballuar një kampionat, i cili do të jetë edhe më i vështirë sesa vjet. Kjo, pasi Interi, Milani, por edhe Roma janë përforcuar ndjeshëm. Gjithsesi, edhe unë jam shumë i lumtur nga merkatoja që klubi ka bërë”, tha Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"