Nuk zgjodhi Flamurtarin, Danilo Alvesh vendos të firmosë në Turqi te klubi i… Arapit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 16:48

Nuk zgjodhi Flamurtarin, Danilo Alvesh vendos të firmosë në Turqi te klubi i… Arapit

Pasi zyrtarizoi ditën e djeshme se kishte vendosur për të mos vazhduar më me Flamurtari, sulmuesi Danilo Alvesh, ka firmosur për klubin e ri. Braziliani ka firmosur me klubin turk të Afjet Afionsport.

danilo alvesh turqi

Turqit militojnë në Ligën e Tretë turke, ose sipas piramidës së futbollit turk, i bie e katërta në nivel, pas Super Ligës, së Parës dhe të Dytës. Firmën e ka pasqyruar në rrjetet sociale edhe vetë Danilo Alvesh, ku e quan një sfidë të re për veten e tij.

“Falë Zotit në klubin tim të ri. Faleminderit të gjithëve nga Afjet Afionsport për pritjen. Sfida të reja në jetën time. Do jap maksimumin për të nderuar fanellën. Së bashku do bëjmë një punë fantastike dhe të shënojmë golat për klubin.”

danilo alvesh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"