Nuk zbatoi urdhërin e trajnerit, Dovedan debaton me tone të larta me Goxhajn pas ndeshjes me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 20:22

Nuk zbatoi urdhërin e trajnerit, Dovedan debaton me tone të larta me Goxhajn pas ndeshjes me Tiranën

Trajneri i Bylisit është shfaqur i acaruar pas takimit me Tiranën në Kupën e Shqipërisë, pasi kërkoi që penalltia në fund të ndeshjes të ekzekutohej nga Serxho Ujka, jo nga Jurgen Goxhaj.
veljko dovedan
“Supersport” raportoi se në dhomat e zhveshjes tekniku boshnjak ka debatuar me Goxhajn duke i kërkuar llogari se përse e ekzekutoi ai penalltinë dhe jo shoku i skuadrës Ujka.
goxhaj
Nëse penalltia do të kthehej në gol, rezultati do të shkonte në 1-3, ç’ka mund ta ndihmonte shumë Bylisin t’i afrohej kualifikimet në finale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"