“Nuk varet gjithçka nga ndeshja me Dinamon”, Dalipi: U kam kërkuar lojtarëve të Korabit që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2020 | 10:15

“Nuk varet gjithçka nga ndeshja me Dinamon”, Dalipi: U kam kërkuar lojtarëve të Korabit që…

Korabi pas fitores në fundjavë përballë Erzenit është stërvitur sistematikisht për sfidën e fundit, që do të luajnë sot kundër Dinamos, takimi që do të zhvillohet në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmës. Tekniku Klevis Dalipi deklaron për “Panorama Sport” se ekipi po stërvitet normalisht dhe se nuk ka mungesa për sfidën ndaj kryeqytetasve.
Dalipi
“Është rikthyer së fundmi edhe kapiteni Sokol Mziu, që mungoi në takimin e fundit. Dinamo është një ekip me traditë në futbollin shqiptar dhe me emër të madh”, tha trajneri, i cili më pas la të kuptohej se kjo nuk do të jetë një përballje vendimtare për fatet e sezonit: “Ne do të luajmë lojën tonë, ndërkohë që futbollistëve u kam kërkuar të japin maksimumin në këtë sfidë. Gjithsesi, në futboll pranohen të tria rezultatet. Nuk varet gjithçka nga kjo sfidë, pasi kampionati është i gjatë. Ne kemi objektivat tona, që do t’i shpalosim fill pas kësaj ndeshje, por fati ynë nuk varet nga kjo përballje. Ekipi ka mbyllur ndërkohë seancën e fundit anti-Dinamo dhe u kam kërkuar të lojtarëve të luajnë lirshëm e pa presion. Fitorja le të shkojë për atë që e meriton”, përfundoi prononcimin e tij trajneri Klevis Dalipi.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"