Nuk udhëton me ekipin, arsyeja e çuditshme pse Ibra la “gojë hapur” amerikanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 16:14

Nuk udhëton me ekipin, arsyeja e çuditshme pse Ibra la “gojë hapur” amerikanët

Ekipi i Los Anxheles Galaksi, ka udhëtuar për në fushën e Sietëll Saunders, pa Zlatan Ibrahimoviç dhe tre lojtarë të tjerë, për ndeshjen e djeshme, ditën e shtunë.

Xhonatan dhe Xhovani Dos Sandos, si dhe Romein Alesandrini, janë të tre të dëmtuar, ndërsa suedezi, nuk ka qenë pjesë e skuadrës, për një arsye të veçantë. Ai nuk pëlqen që të luajë në fushë me bar artificial.

ibrahimovic

“Mendoj se është një turp të luash në terren artificial, sepse futbolli nuk është krijuar në bar artificial. Deri tani, kam luajtur vetëm një ndeshje në Portland, për 10 minuta, dhe ishte bari më i keq që kam luajtur ndodnjëherë. Besoj se kaq ju mjafton.” – mësohet të jetë shprehur Ibra, duke justifikuar veten për këtë mungesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"