Nuk u thirr nga trajneri në përfaqësuese, ish-sulmuesi i Kukësit kundërpërgjigjet me dopietë dhe kryeson listën e golashënuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2022 | 21:23

Nuk u thirr nga trajneri në përfaqësuese, ish-sulmuesi i Kukësit kundërpërgjigjet me dopietë dhe kryeson listën e golashënuesve

Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku është duke kaluar momente të jashtëzakonshme në Slloveni me skuadrën e tij, Mura. Ai në ndeshjen e sotme kundër Olimpija Ljubljana, Daku ka arritur të shënoi dy gola për 13 minuta.

mirlind-daku-800x450

Fillimisht 24-vjeçari shënoi në minutën e 6’të dhe për të ‘vulosur’ formën e tij shumë të mirë shënoi edhe në minutën e 19’të. Vlen të theksohet se Daku, nuk ka marrë ftesë nga trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Gires. Aktualisht me këto dy gola Daku bëhet edhe golashënuesi më i mirë në Superligën e Sllovenisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"