Nuk u luajt derbi i basketbollit, zbulohen rrënjët e armiqësisë Goga Basket-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 21:58

Nuk u luajt derbi i basketbollit, zbulohen rrënjët e armiqësisë Goga Basket-Teuta

Disa muaj më parë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së fazës parë mes Gogës dhe Teutës, skuadra private kishte marrë një vendim ekstrem për ta shpallur “non grata” presidentin e Teutës Arqile Gorea.

arqile gorea

Drejtuesit e Gogës kishin deklaruar se ia kanë ndaluar përjetësisht hyrjen në sallën sportive “Dhimitraq Goga”, pasi sipas tyre Gorea kishte treguar sjellje të pahijshme gjatë atij derbi, duke provokuar, fyer e kërcënuar sekretarin e Federatës Shqiptare të Basketbollit në publik dhe në distancë, si dhe tre arbitrat gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Gazeta kontaktoi një ditë më parë me klubin Goga Basket, që njoftoi se vendimi qëndronte në fuqi, por se nuk do t’ia ndalonin hyrjen për të mos prishur atmosferën e takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"