“Nuk u hakmorra ndaj Kukësit”, Cungu: S’e mendoj aspak titullin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 15:41

“Nuk u hakmorra ndaj Kukësit”, Cungu: S’e mendoj aspak titullin…

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, ka qenë shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Kukësit me rezultatin 1-0. Trajneri për mikrofonin e “Supesport”, ka deklaruar se fitorja ndaj verilindorëve nuk ishte hakmarrje dhe se ai nuk e mendon titullin.

bandicam 2019-11-10 15-31-55-574

Ndeshja? “Ishte ndeshje e vështirë dhje Laçi vinte me sy tjetër. Duhet të shohim problematikat e Kukësit nga mungesat dhe kërkoi të ishte ekip i mbyllur. Në këto kushte na vështirësohet loja. Në të parën kishim momente ku lojtarët ishin të nervozuar nga dëshira për të marrë 3 pikët në shtëpi dhe kishim gabime sa i përket mbajtjes së topit. Kishim raste para dhe pas penalltisë për të shënuar. Ajo që vë re dhe kënaqem është që djemtë kanë dëshirë të luajnë dhe vënë zemrën në fushë. Duan të luajnë dhe bëhen gjërat më të thjeshta. Nuk mund ta sjellim Barcelonën këtu apo të ikim ne në Spanjë. Ky është kampionati shqiptar. Nuk është në nivelet e viteve tjera por komplimentoj ekipin tim sepse ka ardhur momenti që të kapin të gjithë komplimenta

Festa dhe entuziazmi? “Së pari ka një klimë të mirë dhe është shumë e rëndësishme për lojën dhe ekipin. Prania e tifozëve ndihmon ekipin dhe dua të ketë më shumë sepse është mirë jo vetëm për Laçin por edhe për kundërshtarin”.

Është për titull Laçi? “Unë nuk e mendoj fare titull, mendoj që të futem në fushë dhe të kapim maksimumin siç është edhe qëllimi i lojtarëve .

Nuabueze? ” Është pikë referimi dhe  po bën një punë të shkëlqyer, por duhet të thuhet se po bëhet një lojë e mirë dhe e rrjedhshme meritë kjo e gjithë lojtarëve. Shpresa si trajner më jep kjo gjë dhe më kënaq ajo që bën ekipi”.

I fundit që mundët Kukësin dhe hakmarrje? “Absolutisht nuk jam natyrë për hakmarrje. Kam kaluar momente të paharrueshme te Kukësi, por kur gëzoj dhe festoj për Vllazninë sepse e dua pas vetes, natyrisht që do të bëj. Kur gëzoj kundër Vllaznisë, e kam më të lehtë kundër ekipeve të tjera”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"