Nuk u grumbullua nga Sarri për ndeshjen e fundit, Vrioni feston Kupën me ekipin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 11:20

Nuk u grumbullua nga Sarri për ndeshjen e fundit, Vrioni feston Kupën me ekipin tjetër

Xhakomo Vrioni, i cili kishte qenë i grumbulluar për Juventusin në tri daljet e para të bardhezinjve, dy në Kupë dhe në duelin kundër Bolonjës, ndaj Leçes nuk është grumbulluar nga trajneri Mauricio Sarri.Vrioni

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka vuajtur faktin e rikthimit në dispozicion të Gonzalo Higuainit pas dëmtimit, me “Pipitan” që bëri rikthimin e tij në fushë pas pandemisë, por edhe pse luajti vetëm 15 minuta, kaq i mjaftuan që të shënojë golin e tij personal.

Megjithatë tashmë sulmuesi shqiptar mund të gëzojë, pasi ditën e djeshme ka fituar Kupën e Italisë me Juventusin e 23-vjeccarëve, ku mposhtën me rezultatin 2-1 moshatarët e Ternanës. Ndonëse nuk luajti për asnjë minutë në finale, Vrioni mund të kënaqet me Kupën e fituar, pasi edhe minutat do vijnë me kalimin e kohës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"