“Nuk u dorëzuam kurrë”, Alegri: Kemi ngritur mburojat, tashmë nuk na tremb më askush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2023 | 9:43

“Nuk u dorëzuam kurrë”, Alegri: Kemi ngritur mburojat, tashmë nuk na tremb më askush

Të gjitha mendimet dhe forcat janë të përqen druara tek arritja e finales së Ligës së Europës dhe për momentin vetëm kjo ka rëndësi. Këtë e pranon trajneri bardhezi, Masimiliano Alegri, i cili duartroket lojtarët e tij për mburojën që kanë ngritur për të mos u goditur nga çështjet jashtë fushe që kanë prekur Juven.

ALEGRIII

“Kur i mendoj të gjitha vështirësitë me të cilat është përballur ky grup gjatë këtij viti, mund të them se jam më shumë se i lumtur me të gjithë. Kanë mbetur 20 ditë deri në fund të sezonit dhe këto janë më të rëndësishmet për ne. Objektivi është finalja e Ligës së Europës, por nëse nuk ia arrijmë do të thotë se Sevilja ishte thjesht më e zonja sesa ne. Vijmë nga një fitore e rëndësishme me Atalantën dhe mënyra se si festuam si skuadër pas golit të dytë që shënuam, tregon se jemi një grup që nuk është dorëzuar kurrë. Madje tashmë kemi krijuar një mburojë edhe kundrejt çështjeve ligjore, prandaj mendoj se nuk kemi më frikë nga asgjë dhe nga askush.

Sa e rrezikshme është Sevilja? Aq e rrezikshme sa e kanë fituar 4 herë brenda 7 viteve (plus 2 Kupa UEFA). Kjo do të thotë se ata janë mësuar që të luajnë ndeshje të tilla dhe nuk dalin kurrë jashtë rruge. Prandaj, ne duhet të bëjmë një paraqitje të bukur përballë publikut tonë dhe sidomos në kthim, nëse duam finale. Formacioni? Bremer nuk luan, por në sulm do të doja t’i hidhja të gjithë. Kieza ishte mahnitës në fund ndaj Atalantës, Vlahoviç është zhbllokuar, Di Maria s’ka nevojë për komente, por edhe Kostiç e Milik janë në formë. Nuk e di se çfarë do të sajoj”, përfundoi Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"