“Nuk trembet nga hijet e Lautaros dhe Lukakut”, Dermaku duartrokitet nga mediat italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 15:04

“Nuk trembet nga hijet e Lautaros dhe Lukakut”, Dermaku duartrokitet nga mediat italiane

Kastriot Dermaku rikthehej titullar për Parmën në një mbrëmje shumë të rëndësishme dhe, pavarësisht rezultatit, qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë lë një shije shumë të mirë, duke merituar elozhe dhe duke merituar notën 6.5 nga media italiane:
RomeluKastriot-e1593383133546-780x439
“Shpëtimtar me një ndërhyrje decizive mbi vijën fatale, pas vetëm pak sekondash lojë dhe nuk trembet nga hijet e rënda të Lautaros e Lukakut. Prezent thuajse kudo në zonë, por në të 77-ën thërritet në pankinë. Më pas e dimë të gjithë si përfundoi…”.

Kulusevski.Parma.serio.Biraghi.Inter.2020.750x450

RASTI I DYSHIMTË – Në minutën e 37-të të ndeshjes dhe me Parmën në avantazh për 1-0, të zotët e shtëpisë kërkuan me forcë një penallti. Kulusevski hyn në zonën e rreptësisë dhe me topin në këmbë rrëzohet, pas një kontakti me Barelën. Arbitri, i mirëpozicionuar, vlerëson kontaktin jo në limitet e penalltisë, por as VAR-i nuk ndërhyn, duke mos lënë një shije të mirë. Dhe, siç tregojnë pamjet e përsëritura, Barela godet qartë në këmbën mbajtëse Kulusevskin dhe limitet për një 11- metërsh mund të ekzistonin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"