“Nuk tolerohen gabimet”, drejtori i Jang Boisit: Duhet të jemi gati për Tiranën, duam grupet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 10:27

“Nuk tolerohen gabimet”, drejtori i Jang Boisit: Duhet të jemi gati për Tiranën, duam grupet

Jang Bojsi është kundërshtari i Tiranës. Për shortin ndaj bardhebluve nga ana e zviceranëve ka folur drejtori sportiv i skuadrës Kristof Spisher. Ky i fundit për sfidën që luhet në Zvicër thotë se skuadra e tij duhet të jetë shumë e qetë dhe të kualifikohet.
images
“Është një ndeshje me karakter finalesh. Them kështu, sepse në ndryshim nga Champions-i nuk luhet ndeshje kthimi. Kjo do të thotë se duhet të jemi gati për sfidën me Tiranën. Gjithsesi, deri atëherë do të kemi luajtur dy takime në kampionat kundër Zyrihut dhe Sionit. Na takon neve si pritës të tregojmë kualitetin që kemi. Jam besimplotë se do t’ia dalim. Po kështu, jemi të lumtur që luajmë në stadiumin tonë. Rëndësia e fushës u pa në ndeshjen e turit të tretë të eliminatoreve të Champions-it, ku shtatë nga tetë të kualifikuarat ia dolën në shtëpi. Nuk duhet ta marrim lehtë dhe të mos gabojmë. Është shumë e rëndësishme, sepse duhet të kalojmë në fazën e grupeve të Europa League”, mbylli drejtori sportiv Spisher.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"