Nuk siguroi dot një biletë, tifozi fshihet në tualetin e… femrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 14:49

Nuk siguroi dot një biletë, tifozi fshihet në tualetin e… femrave

Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut ka përjetuar një moment sa dramatik, por edhe humoristik. Tifozi skocez i cili kishte fluturuar për në qytetin e Sevijës për të parë skuadrën e tij të zemrës në Europa Ligë ndaj Betisit i ka ndodhur diçka e pakëndshme.

TIF

Në mungesë të një bilete që nuk mundi dot ta siguronte ai u fut në ashensorin e parkimit në stadium dhe përfundoi duke u fshehur tek tualeti i femrave në brendësi të stadiumit për të parë nga pranë skuadrën e tij.

Sëlltiku atë ndeshje u mposht me rezultatin 4-3, por historia e këtij tifozi ishte sa dramatike, por edhe gazmore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"