Nuk shkëlqeu me Çelsin, londinezët kanë në plan shkëmbimin e bujshëm me Juven për De Ligtin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 14:45

Nuk shkëlqeu me Çelsin, londinezët kanë në plan shkëmbimin e bujshëm me Juven për De Ligtin

Çelsi duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga blerja e mbrojtësit holandez, Matijas De Ligt, i cili nuk ka më plan të rinovojë me Juventusin.

lukaku-verner-kovacic

Shuma që “Zonja” kërkon për të është diku te 70-80 milionë euro, e cila mund të përballohet nga investitorët e rinj të klubit londinez.

Gjithsesi, Çelsi duket se nuk dëshiron që të shpenzojë aq shumë për De Ligtin, kështu që “Blutë” mendojnë që t’i ofrojnë Juves, sulmuesin Timo Verner plus një shumë të madhe parash.

Gjermani erdhi me bujë të madhe në Londër, por në dy sezone nuk ka shënuar më shumë se 9 gola në Premier Ligë.

Siç cilësohet nga mediat angleze, kjo mund të jetë një lëvizje e mirë për Juventusin, nëse nuk arrihet te Angel Di Maria.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"