Nuk shënon prej më shumë se 2 muajsh, Teuta pret shpërblimin e… Blerim Krasniqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 17:15

Nuk shënon prej më shumë se 2 muajsh, Teuta pret shpërblimin e… Blerim Krasniqit

Ky sezon në Superiore, po shikon katër skuadra që po luftojnë për titullin kampion. Vllaznia, Laçi, Teuta dhe Partizani janë në garë javë pas jave për vendin e parë në renditje.

KRASNIQI

Pikërisht këta katër skuadra, do të përplasen në fundjavë. Vllaznia-Partizani do të luhet në Shkodër, ndërsa Teuta, pret Laçin në Durrës. Kjo është një sfidë delikate për durrsakët, që në rast se fitojnë kundër Laçit, mund të marrin dhe vendin e parë në renditje.

SULMUESI- Sytë e stafit teknik dhe drejtuesve të Teutës janë tek sulmuesi kryesor i skuadrës, Blerim Krasniqi. Bomberi 24-vjeçar nuk shënon prej më shumë se dy muajsh, me golin e fundit që e ka realizuar me datë 25 janar. Vetëm 3 gola këtë sezon për Krasniqin, nga i cili pritej më shumë nga fillimi i sezonit. Kavajasi është dhe një investim i madh i klubit, pasi është një ndër më të paguarit në skuadër, prandaj dhe pritshmëritë janë të larta.

Duke parë rëndësinë e sfidës kundër Laçit, normalisht sytë janë te Krasniqi, nga i cili pritet të zgjidhet dhe ndeshja. Në rast se sulmuesi arrin të shënojë dhe t’i japë fitoren skuadrës së tij në një sfidë titulli, pa diskutim që edhe do ta justifikonte periudhën e gjatë pa shënuar.

DUELI – Në Durrës, pak ekipe i marrin pikë Teutës dhe “djemtë e detit”, do të synojnë medoemos marrjen e tri pikëve edhe kundër Laçit. Ky duel, konsiderohet me të drejtë si një duel titulli, pasi hapat falsë në këtë fazë të kampionatit dhe në këtë situatë, do të ishin fatalë për çdo skuadër.

Kundër Laçit, Teuta nuk ka një bilanc të mirë, pasi ka vetëm një barazim dhe një humbje ndaj kurbinasve. Ndërsa në sfidën e datës 3 prill, do të synojnë t’i mposhtin djemtë e Duros dhe të marrin fitoren e parë kundër tyre këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"