Nuk reziston Premier Liga, eksperimenton VAR-in në 15 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 17:19

Nuk reziston Premier Liga, eksperimenton VAR-in në 15 ndeshje

Premier Liga ka vendosur që të provojë VAR-in duke e testuar në 15 ndeshje menjëherë sapo të mbarojnë ndeshjet e kombëtareve. Pas një aventure të suksesshme në Kupën e Botës, “Rusi 2018” sistemi i arbitrimit me ndihmën e teknologjisë po përdoret edhe në ligat kryesore si La Liga, Seria A dhe Bundesliga.

1_Premier-League-Video-Assistant-Referee-Hub-Handout-Photo

Sipas asaj që bën me dije “Sky Sports”, Premier Liga do që ta provojë për 15 ndeshje fillimisht. PGMOL dëshiron që të provojë njëherë nëse sistemi do të funskionojë mirë në këto 15 ndeshje dhe më pas do ta vendosin zyrtarisht në vitin e ardhshëm.

0_Leicester-City-v-Fleetwood-Town-Carabao-Cup-Second-Round

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"