Nuk respektoi masat anti-COVID duke dhuruar fanellën e tij, Tiago Silva rrezikon dënimin nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 14:06

Nuk respektoi masat anti-COVID duke dhuruar fanellën e tij, Tiago Silva rrezikon dënimin nga…

Zakonet e vjetra nuk marrin fund, madje edhe në kohë pandemie. Përkundër faktit se për gati një vit jeta e të gjithëve ka ndryshuar rrënjësisht, ka shumë gjeste të vogla që bëhen ende në një mënyrë krejtësisht të pavetëdijshme, të diktuara nga një memorie trupore që nuk ndryshon shumë lehtë.

Fulham v Chelsea - Premier League

Për lojtarët nuk është e lehtë, të kujtojnë që të mos jenë në gjendje të festojnë të gjithë së bashku, deri në pikën që në Premier Ligë ishin të njëjtët autoritete që e shpjeguan atë mjaft qartë. Futbolli është një sport kontakti, sigurisht që nuk mund të parandalohen prekjet në zonë gjatë goditjeve standarte, por nëse mund të shmangen sjellje të caktuara, bëhet edhe më mirë. Por nuk është aspak e lehtë, siç ndodhi  me Tiago Silvan.

thiago silva 1

Fanela – Mbrojtësi brazilian ka vendosur të provojë aventurën në Premier Ligë me fanelën e Çelsit dhe pavarësisht viteve të kaluara ai po tregon se ende mund të thotë fjalën e tij. Por në ndeshjen derbi midis Çelsit dhe Fulhamit, të luajtur në stadiumin “Craven Cottage”, Siç u tha nga “Daily Mail”, ish-lojtari i Milanit rrezikon pasoja serioze për mosrespektimin e protokolleve anti-COVID. Faji ishte i brazilianit që i dha fanelën e tij në fund të ndeshjes, një punëtori që po punonte për rindërtimin e një prej tribunave të stadiumit të Fulhamit. Thuhet nga mediat britanike se Komiteti Disiplinor i Premier Ligës mund të marrë masa për Tiago Silvan, për mosrespektimin e rregullave anti-COVID.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"