Nuk qetësi për Luftëtarin, Novi i sinqertë: S’kam çfarë të kërkoj më shumë, jemi drejt fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 19:53

Nuk qetësi për Luftëtarin, Novi i sinqertë: S’kam çfarë të kërkoj më shumë, jemi drejt fundit

Trajneri i Luftëtarit Neritan Novi e pranoi hapur se skuadra e tij tashmë është drejt rënies nga Kategoria Superiore. Por pavarësisht humbjes me Skënderbeun me rezultatin 2-0, tekniku i skuadrës gjirokastrite shtoi se Luftëtari nuk do t’i hapë rrugë asnjë skuadrë në kampionat.

novi

“Humbje me Skënderbeun – Luatëm përballë ekipit më të mirë në Shqipëri. Pavarësisht problemeve, është një ekip shumë i mirë. E kishim përgatitur ekipin gjatë javës.E përgjithshmja është se ekipi luajti mirë dhe m’u përgjigj. Gabuam në dy raste. Nuk kam çfarë të pres më shumë. I falënderoj për shprtin e garës sqë treguam.

Vështirësi për të shënuar – Kemi shumë kohë që stërvitemi para portës. Po gabojmë. Është shqetësuese. Janë djem të rinj, pa eksperiencë.

Bylis – Luftëtari nuk ka për ti hapur rrugë asnjë ekipi. Nuk ka rëndësi rivali. Nuk ka ndeshje të lehta. Do të përgatitemi. Edhe nëse nuk marrim diçka, ne jemi drejt fundit. Të mendojm për të ardhmen e ekipit”, përfundoi Novi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"