“Nuk prisja efekte të menjëhershme nga Konte”, Marota: Juventusi do fitoj sërish kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 10:23

“Nuk prisja efekte të menjëhershme nga Konte”, Marota: Juventusi do fitoj sërish kampionatin

Edhe pse Interi është duke bërë një kampionat të shkëlqyer deri më tani, në kampin zikaltër janë të gjithë me këmbë në tokë. Të paktën me aq sa kuptohet nga deklaratat.

Marota

Bepe Marota, ka folur për mediat italiane mbi ecurinë e Interit dhe garën për titullin kampion.

“Ne jëmi ende në javën e 14-të të kampionatit dhe fitimi i titullit do të jetë tepër i vështirë, Juve ka një ekip të “dyfishtë” dhe shumë të fortë. Unë mendoj se ata do të fitojnë sërish këtë vit”, shprehet Marota, duke hequr presionin nga shpatullat e Interit.

“Në çdo rast, unë nuk prisja efekte të menjëhershme nga trajneri ynë, Antonio Konte në ekip. Përbërësit e fitores së tij janë gjithmonë të njëta: Kulturë e shkëlqyer e punës, ndjenjë e përkatësisë dhe kompetencë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"