Nuk preferoi Superioren, shqiptari do vazhdojë të luajë në Greqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 17:49

Nuk preferoi Superioren, shqiptari do vazhdojë të luajë në Greqi

Të shumtë janë futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë Shqipërisë. I tillë është edhe rasti i lojtarit të talentuar Kostandin Karriqi. Mbrojtës kërkohej para disa kohësh nga shumë klube të Superligës Shqiptare por asnjë nuk ja garantonte atij vendin e titullarit në formacion.

kostandin-karriqi

Ka qenë pikërisht ky shkak që futbollisti ka zgjedhur të luajë përsëri në Greqi edhe pse në Ligën e dytë. Më para Karriqi ka luajtur edhe me kombëtaren U19 dhe U21 duke bërë disa paraqitje shumë të mira. Është Volos ekipi në të cilin do të luajë shqiptari. Kontrata midis palëve do të jetë 1-vjeçare dhe ende nuk dihet zyrtarisht se sa do të përfitojë djaloshi 21-vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"