“Nuk pranuam aleancën me Bylisin, tani na sulmon”, trajneri i Tomorit reagon pas akuzave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 17:29

“Nuk pranuam aleancën me Bylisin, tani na sulmon”, trajneri i Tomorit reagon pas akuzave

Trajneri i Tomorit, Gersi Arbri, ka re aguar në lidhje me akuzat që janë hedhur në drejtim të tij nga klubi i Bylisit. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, numri një i pankinës thotë se diçka e tillë është qesharake dhe aspak serioze.

tomori

Jeni akuzuar si një ndër iniciatorët kryesorë në dhunën e pretenduar se ka ndodhur ndaj Bylisit. Cili është reagimi juaj?

Dhunë? Kjo është mjaft qesharake dhe aspak serioze për opinionin sportiv. Unë kam qenë një futbollist shembullor dhe vazhdoj të jem po i njëjti edhe në rolin e trajnerit. E para, në asnjë mënyrë nuk ka pasur dhunë në ndeshjen me Bylisin dhe gjithçka ka qenë brenda kornizës dhe standardeve të futbollit europian. Kjo ndoshta vjen si pasojë që Tomori po luan pastër dhe nuk bëhet aleat me asnjë kundërshtar. Klubi i Bylisit dhe presidenti i tyre e njeh mirë profesionalizmin tim, ndaj, është mirë që ato pseudoportale të menaxhuara nga ballshiotët mos të aludojnë mbi emrin dhe suksesin tim.

Është e vërtetë që Tomori ka marrë 5 milionë lekë premio nga Tirana?

Këto janë pallavra. Tomori nuk ka marrë premio nga Tirana dhe për këtë gjë ka reaguar menjëherë klubi nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”. E thashë edhe më lart. Askujt nuk i ecën me mua. Tomori u distancua nga aleanca e mundshme me Bylisin dhe tashmë mund të nxjerrin çdo keqinformim të mundshëm për të përbaltur emrin tonë.

Si vazhdon të jetë gjendja e futbollistit Buba?

Buba po përmirësohet ditaditës, mirëpo ka marrë një dëmtim aspak të lehtë në kokë. E kam vizituar menjëherë pas ndeshjes në spital dhe doktorët thanë që ka marrë një goditje të fortë. Shpresojmë mos të ketë gjë në ditët e ardhshme dhe t’i kthehet normalitetit. I kemi dhënë disa ditë pushim dhe do ta thërrasim kur të shikojmë gjendjen e normalizuar. Futbollistët kundërshtarë provokuan shumë dhe krijuan ndërhyrje të rrezikshme, që nëse rasti i Bubës do t’i ndodhet atyre, me bindje e them që nuk e mendoj dot se çfarë do të bëhej.

Gjithashtu ka pasur akuza edhe në lidhje me sjelljen e Bitrit, Çaços dhe Mersinit. Ç’mund të thoni?

Këta tre futbollistë janë shembull në kampionatin tonë dhe kurrsesi nuk mund të bëjnë veprime jashtë normave. Çaço është futbollist me eksperiencë shumëvjeçare dhe djalë shembullor, ai ka treguar profesionalizëm në fushë dhe asgjë tjetër negative. Gjithashtu, Bitri është kapiten dhe ka shumë përgjegjësi edhe pse në një moshë fare të re. Është djalë i urtë dhe shikon gjithmonë punën.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"